11:14 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / B O

Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen pritet të jetë drejtor i ri sportiv i bavarezëve

Bayern Munchen vazhdon të jetë në kërkim të drejtorit të ri të skuadrës. Pasi shkarkoi Kahn e Salihamidzic, bavarezët janë duke negociuar me disa emra për postin më të lartë në klub.

Emri i Max Eberl është më i lakuari dhe me shumë gjase ish-mbrojtësi bavarez do të jetë drejtor i ri i skuadrës.

Eberl ka qenë për tre sezone (1991-1994) lojtar i Bayernit ndërsa aktualisht është drejtor i Leipzig.

49 vjeçari për 10 vite me radhë e ka udhëhequr në këtë pozitë Monchengladbachun dhe puna e tij është vlerësuar lart në Gjermani./Indeksonline/