Ish mbrojtësi i Juventusit do të jetë pjesë e stafit të Sarrit
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri raportohet se ka vendosur ta shtojë edhe një anëtar tjetër në stafin e tij.
Tuttosport ka raportuar se ky person që do të jetë pjesë e stafit të Sarrit do të jetë Andrea Barzagli, transmeton Indeksonline.
Ish futbollisti ka ndjekur kurse për trajner dhe tani është i gatshëm të bashkohet përsëri me ekipin italianë, mirëpo kësaj radhe me një rol tjetër./Indeksonline/.