Ish-mbrojtësi i Liverpoolit thotë se ishte momenti i duhur të largohej nga skuadra

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Sepp Van Den Berg, i është bashkuar këtë verë Brentfordit.
Holandezi, gjatë periudhës së tij te Liverpooli nuk ka mundur të hynte në formacionin startues, duke u dërguar në huazim që nga ardhja e tij në 2019-tën.
Van den Berg, ka bërë 13 paraqitje këtë sezon për Brentfordin.
Mbrojtësi holandez, insiston se ka bërë gjënë e duhur që u largua nga “Redsat”.
Ex-Liverpool defender insists he made right decision joining Brenford in the summer
— Mirror Football (@MirrorFootball) November 25, 2024
🗣 “To me it was the right moment to leave, I’m at the age when I needed to play.”https://t.co/Vq2zO2TAM1
“Isha shumë i qartë që në fillim se doja të luaja këtë sezon. Në Liverpool keni dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë për momentin. Për mua ishte momenti i duhur për t’u larguar, jam në moshën kur më duhej të luaja.
E kam bërë për shumë vite duke u huazuar. Ishte koha që unë të bëja lëvizjen e përhershme dhe të vendosem si lojtar i Premier League dhe kjo është ajo që po bëj deri tani”, u shpreh Van den Berg./IndeksOnline