75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 15 Tetor 2024 / L K

Ish-mbrojtësi i Manchester United-it nënshkruan me skuadrën shqiptare

Frederic Veseli është rikthyer në Shqipëri. Këtë herë jo në Kombëtare, por në Kampionatin e Shqipërisë.

Mbrojtësi 31-vjeçar është futbollist i ri i Egnatias.

“Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e Kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar te Manchester United-i 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.
Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, thuhet në njoftimin e skuadrës shqiptare./Indeksonline/