75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / A. A

Ish mbrojtësi i Real Madridit del në gjyq, akuzohet për pornografi me fëmijë

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Gjermanisë Christoph Metzelder do të përballet me gjyq.

Ai akuzohet për posedimin dhe shpërndarjen e imazheve pornografike të fëmijëve.

40 vjeçari doli para trupit gjyqësor në Dyseldorf gjatë shtatorit, ndërsa në prill do ta ketë seancën fendimtare, transmeton Indeksonline.

Sipas raporteve në Bild dhe Der Spiegel në atë kohë, Metzelder pranoi akuzën se ai kishte poseduar 297 imazhe pornografike pasi ishte lëshuar një urdhër kërkimi policor, gjatë së cilës iu sekuestruan telefoni celular dhe një kompjuter.

/Indeksonline/