75 Mall Live Search
15:38 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / B O

Ish-menaxheri i Schumacher: Familja e tij po gënjen për gjendjen shëndetësore!

Ish-menaxheri i Schumacher, Willi Weber ka akuzuar familjen e legjendës së Formula 1 se po gënjen për situatën shëndetësore të Michaelit.

Kanë kaluar nëntë vjet që kur një nga pilotët më të mirë në historinë e Formula 1 , Michael Schumacher u lëndua rëndë në alpet franceze dhe ende nuk ka patur asnjë informacion të detajuar për gjendjen e tij nga familja Schumacher.

“Kam tentuar qindra herë të kontaktoj me Corinnan (gruan e Schumacherit) dhe ajo nuk më përgjigjej. I telefonova Jean Todt për ta pyetur nëse duhet të shkoja në spital dhe ai më tha të prisja, është shumë herët. Telefonova të nesërmen dhe askush nuk u përgjigj. Nuk e prisja një sjellje të tillë dhe jam akoma i inatosur për këtë. E kuptoj situatën pasi gjithmonë kam bërë gjithçka për të mbrojtur jetën e tij private. Por që atëherë dëgjoj vetëm gënjeshtra prej tyre. Ai ishte si një djalë për mua. Edhe sot më dhemb zemra kur duhet të flas për të” ka thënë ish-menaxheri i Schumacher./Indeksonline/