Ish-mesfushori i Chelseat merr licensën e UEFA-së për t’u bërë trajner

Një tjetër legjendë të futbollit pritet t’a shohim si trajner.
Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Chelseat, Michael Essien i cili ka marrë licensën e UEFA-së si trajner i kualifikuar.
Ganezi, është pjesë e stafit të Jens Olsen te skuadra daneze Nordsjaelland, dhe mund t’a shohim shumë shpejtë edhe si trajner te ndonjë skuadër.
Finally done with my UEFA certificate in football management journey. Thanks all for the help. I keep learning about the beautiful game.
— Michael Essien® (@MichaelEssien) November 1, 2024##UEFACFM pic.twitter.com/V1OnCVRAaC
Essien, njihet për karrierën e tij te Chelsea ku ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Bluve të Londrës, ku fitoi gjithçka.
Ndërsa po ashtu ka luajtur për skuadra si Lyon, Real Madrid, Milan, Panathinaikos, Persib Bandung dhe Sabail ku përfundoi karrierën e tij futbollistike./IndeksOnline/