Ish-mesfushori i Kombëtares lavdëron Munishin dhe Ballkanin

Ballkani është duke dominuar këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka është lider me 44 pikë të grumbulluara duke lënë mbrapa Dritën, Gjilanin dhe Prishtinën.
Për këtë sukses, ish mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha i ka thurur lavde Ballkanit dhe Ismet Munishit.
“Rrespekt për Ismet Munishin dhe FC Ballkanin“, ka shkruar Meha në Facebook.
Meha ka mbrojtur ngjyrat kuq e zi dhe për dy ndeshje gjatë vitit 2016 ishte pjesë e Kosovës. /IndeksOnline/