75 Mall Live Search
17:22 / E Hënë, 06 Janar 2025 / Gj. Sh

Ish-mesfushori i Realit pritet t’i bashkohet Messit te Inter Miami

Xhejms Rodrigez ka ndarë rrugët me Rajo Vajekanon në Spanjë. Dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit, palët kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Rodrigez u bashkua me klubin spanjoll në verën e kaluar. Minutat ishin shumë të pakta për të, teksa në ndeshjet e fundit as nuk u grumbullua me skuadrën.

Destinacioni i ri pritet të jetë Inter Majemi. Ish-mesfushori i Realit do i bashkohej Mesit me shokë.