75 Mall Live Search
13:05 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / C E

Ish-mesfushori kritikon hapur Juventusin: S’ka ide në lojë, i mungon ritmi

Claudio Marchisio, ish-mesfushori i Juventusit, e thotë hapur problemin që ka kjo skuadër, duke deklaruar se bardhezinjtë nuk kanë ide në lojën e tyre.

Është një moment i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe problemet e këtij Juventusi sa vijnë e bëhen më të mëdha. Nuk është një problem që lidhet me cilësitë e individëve të ndryshëm që zbresin në fushë, por për idenë e lojës që nuk ekziston. Këtij grupi i mungon ritmi, intensiteti dhe ligësia për të kërkuar fitoren”, deklaroi ish-mesfushori juventin.