Ish-ministrat, betohen si deputet të ri të Kuvendit të Kosovës

Si deputet të ri të Kuvendit të Kosovës sot janë betuar edhe ish-ministrat e Qeverisë Haradinaj.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ish-ministri i Kulturës Kujtim Gashi, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala janë betuar si deputet të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, raporton Indeskonline.

Për deputet të Kuvendit të Kosovës u betua edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Gjithashtu si deputet tashmë është betuar edhe i pari i Nismës, ish-zv/kryeminsitri, Fatmir Limaj.
Të gjithë këta nuk kishin bërë betimin për deputet të rinj të Kuvendit të Kosovës në seancën e parë, kësisoj betimi i tyre u bë sot.
Tashmë ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku do të bëhet votimi i kryeministrit dhe qeverisë së re të vendit./Idneskonline/
