75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / LB

Ish ministri del me propozim: Me urgjencë të amendamentohet Neni 9, i Ligjit “Për tatimin në pronë”

Ish ministri, Shyqiri Bytyqi ka komentuar ngritjen e çmitmit të tatimit në pronë.

Bytyqi në Facebook ka shkruar se qytetari do zgjidhje e jo, e jo zgjedhje.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pak është e rëndësishme të kërkohet fajtori në ujërat e turbullta.

Postimi i tij i plotë:

Tatimi në pronë, qytetari do zgjidhje jo zgjedhje!

Pak është e rëndësishme të kërkohet fajtori në ujërat e turbullta.

Mirë do të ishte që të gjendet zgjidhja urgjente që qytetarëve t’ju lehtësohet jetesa edhe ashtu tashmë e rënduar nga krizat e njëpasnjëshme.

Kush e vlerësoi pronën për kalkulimin e tatimit në pronë, është më me pak rëndësi se sa a është ky vlerësim i gjendjes reale.

E vërteta është se pronat nuk kanë qenë në përputhje me vlerën reale të tregut dhe tashmë me vlerësimin e ri kemi një harmonizim.

Çështja do shtruar në rrafshin social, a janë në gjendje që qytetarët ta përballojnë rritjen e tatimit në pronë 100%, në krahasim me vitin e kaluar?

Pa dyshimi se jo, sepse kostoja e jetesës së qytetarëve tashmë është në pikën e pa përballueshmërisë.

Zgjidhje:

Me urgjencë të amendamentohet Neni 9, i Ligjit “Për tatimin në pronë” dhe norma minimale të jetë 0.09%.

Sa të thjeshta janë gjërat për t’u zgjidhur kur dëshirojmë zgjidhje dhe jo zgjedhje!