75 Mall Live Search
14:44 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ish-ministri i Arsimit nga radhët e PDK-së shërohet nga koronavirusi

Ish-ministri i Arsimit nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka bërë të ditur se ka mposhtur virusin COVID-19.

Bajrami tha se pas përballjes dy javore dhe ditëve të vështira që pati si pasojë e këtij virusi, ka arritur të fitojë betejën me të.

Ai poashtu deklaroi se ky virus di të jetë shumë i rrezikshëm dhe sulmon të gjitha organet e organizimit, transmeton Indeksonline.

Bajrami ka falënderuar personelin e Klinikës Infektive si dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçin të cilëve iu uroj shërim të plotë./Indeksonline/