Ish-ministri i PAN-it blen vezë: “Mos po e gjuj Luten”

Ish-ministri i qeverisë PAN, Bajram Hasani ka ironizuar me sulmin e sotshëm të bërë ndaj Avdullah Hotin.
Ai ka publikuar një fotografi të vezëve dhe ka shkruar se i ka porositur se mos po e gjuan kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, transmeton Indeksonline.
“I porosita qito vo. Le te gjenden qaty. Mos po e gjuj Luten”, ka shkruar Hasani.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u sulmua nga disa qytetarë me vezë.
Policia është në kërkim të sulmuesve./Indeksonline/
