12:23 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ish-ministri i Shëndetësisë, emërohet këshilltar i kryeministrit Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë edhe një emërim të ri në kuadër të kabinetit qeverisës.

Alush Gashi është emëruar si këshilltar politik i kryeministrit Hoti. Gashi më herët ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka falënderuar kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së ,Isa Mustafa për besimin e dhënë, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Hoti është në krijimin e kabinetit tij qeverisës, pasi ka vetëm pak ditë që nga zyrtarizmi i kësaj qeverie.

Postimi i plotë i Gashit:

Të nderuar miq,

Ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si këshilltar politik i kryeministrit Hoti. Falenderoj KM Hoti dhe kryetarin Mustafa për besimin e dhënë.

Dear friends,

Today I have started my engagement as Political Advisor to Prime Minister Hoti. I want to thank PM Hoti and Chairman Mustafa for their trust.