Ish-ministri kosovar pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA

Ish-ministri kosovar, Sllobodan Petroviq do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Petroviq ishte zëvendës kryeministri e po ashtu ministër i Administratës së Pushtetit Lokal.
Lutjet nacionale të Mëngjesit janë një traditë e vjetër, për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, më 4 shkurt, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.
Kjo traditë e lutjeve nacionale ka nisur që nga koha e presidentit Dwight Eisenhower, më 1952. Senatori i atëhershëm Franck Carlson nga Kanzasi kishte ftuar spontanisht presidentin Eisenhower në Senat për një lutje të përbashkët për suksesin e Qeverisë.