06:58 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ish-ministri: Krimi po terrorizon qytetet, ambasadorët heshtin

Ish-ministri i Brendshëm teknik i Partisë Demokratike Dritan Demiraj ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe maxhorancës në vend.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ish-ministri i PD-së që me sa duket është rikthyer në SHBA, shkruan nga Washington DC se Shqipëria është kapur sërish nga komunizmi, pasi ish-zyrtarë të diktaturës janë rikthyer me bekimin e Ramës. Ky i fundit sipas tij, mban në xhaketë yjet e Fidel Castros, ndërsa ambasadorët heshtin.

Statusi i plotë i Dritan Demirajt:

Të nderuar miq!

Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë.

Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtarë të lartë të diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.

Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptarëve bunkerët dhe simbolet traumatizuese të regjimit.

Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe “agjitacion propaganda”.

Dhjetëra mijëra shqiptarë u burgosën në burgjet komuniste vetëm pse donin lirinë dhe ishin properëndimorë, ndërkohë ambasadorët e shteteve perëndimore heshtin.