Ish- ministri problematik: Haradinaj më njoftoi vetëm me sms për shkarkim
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditën e djeshme e ka liruar nga të gjitha detyrat ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo. E që i njëjti, mendohet të ketë qenë njëri nga ministrat më problematik të kësaj qeverie.
Njëri nga ministrat më problematik të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka dal të jetë Nenad Rikalo.
Ish- Ministri konsideron se shkarkimi i tij është provë që në institucionet e Kosovës nuk ka vend për qytetarët serbë, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai tha se nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtarë për shkarkim por e ka mësuar përmes një mesazhi që ia kishte dërguar kryeministri i Kosovës, Haradinaj.
“Ai më shkroi një mesazh për të më treguar se ka vendosur të më liroj dhe se ishte i kënaqur me punën time, shprehu respektin e madh dhe shpresën për një bashkëpunim në të ardhmen” u shprehë Rikalo.
Sipas tij, Prishtina është në një situatë jo të mirë prandaj ka vendosur taksën për t’i vështirësuar punën ekipit negociator serb.
Rreth situatës politike në Kosovë, Rikalo tha se partia e kryeministrit Haradinaj ka marrë përkrahje të madhe pas vendosjes së taksës. Tutje ai vazhdoi që nëse e heq taksën Haradinaj, vendi do të shkoj në zgjedhje.
Rikalo në intervistë tha se taksa hiqe atëherë kur vërtet bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion. Kurse deklaratat e SHBA-ve rreth takse i ka quajtur si sinjale të përziera.
Kujtojmë faktin se Rikallo u akuzua nga banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, për maltretim të shqiptarëve gjatë kohës së luftës./Indeksonline/
