75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Ish-ministri Rikallo anëtar në KQZ dhe emërohet zv.drejtor në Zyrën e Serbisë për Kosovën

Ish-ministri i Bujqësisë i Kosovës, Nenad Rikallo, është emëruar me vendim të Republikës së Serbisë, ndihmës i drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas Kossev-it vendimin për emërimin e tij e ka marrë Qeveria e Serbisë në mbledhjen e 12 nëntorit, kurse Rikallo këtë funksion do ta kryejë në sektorin për mbështetjen ekonomike të bujqësisë dhe zhvillimi rural.

Po ashtu, Rikallo njëherit është përfaqësues në KQZ nga Lista Serbe.

Kështu, Rikallo do ta zëvendësojë Zoran Bojoviqin./IndeksOnline/