75 Mall Live Search
23:27 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ish-ministri serb bën thirrje që shqiptarët me kancer mos të trajtohen në Beograd

Ish- ministri i Ekonomisë së Serbisë, Dragan Marsicanin ka bërë një thirrje skandaloze madje tejet ç’njerëzore kundër shqiptarëve (duke i quajtur dhe arnaut) përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.

Ish- ministri serb ka apeluar që të sëmuarve shqiptar me kancer mos t’u lejohet të shërohen në spitalet e Beogradit, madje duke shtuar se vet ai do ta ndalojë këtë gjë.

Marsicanin, tutje ka shtuar se shqiptarët të trajtohen në vendet e NATO-s,
pasi që ata i mbuluan me uranium të varfëruar edhe serbët./Indeksonline/