Ish-ministrja e MPJ-së, Haradinaj: Në vend që të ecim tutje me aleatët, ne kthehemi në vitin 99 me forca paqeruajtëse shtesë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Mes tjerash ai pati edhe një paralajmërim që dhuna, nuk i sjell progres Kosovës.
“Dhuna kthen Kosovën, prapa e po ashtu të gjithë rajonin. I vendos në rrezik aspiratat euroatlantike”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj. Ajo ka thënë se në vend që ecim tutje me ndërveprim të ngushtë me aleatët, ne kthehemi në vitin 99 me forca paqeruajtëse shtesë.
Ja pra – në vend që 🇽🇰të ecë tutje me ndërveprim të ngushtë me aleatët për të ngritur nivelin integrues të FSK drejt NATOs & eventualisht te rinegocioje protokolin e bashkepunimit per veri (zevendesim per ate te Thacit 2013) – ne kthehemi ne vitin 99 me forca paqeruajtese shtese! https://t.co/x7rh6QfL9Y
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) May 30, 2023