75 Mall Live Search
20:08 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Ish miss-Shqipëria: Fadil Berisha më kërkoi të bëj operacion hundën (Video)

Suada Sherifi është shpallur Miss Albania në vitin 2005, kur ishte vetëm 17 vjeç. Sot është me profesion notere, e martuar dhe nënë e vogëlushes me emrin Deizi.

Pak muaj më parë, Sherifi ka dhënë një deklaratë ku shprehej se vite më parë, fotogrfi i njohur Fadil Berisha i ka kërkuar të kryente një ndërhyrje:

“Kjo ka ndodhur përpara pjesëmarrjes time në Miss Univers. Gjithsesi Fadil Berisha mua asnjëherë nuk ma ka dhënë dorën siç ka bërë me shumë vajza të bukura shqiptare. Ndoshta më penalizoi ndërhyrja në hundë, nuk e di këtë, por unë atëherë isha shumë e vogël. Unë bëra nja dy konsulta dhe mjekët më kapnin nga flokët, sepse mendonin se doja të bëja veshët dhe kur i thoja kam ardhur për hundën, ata kundërshtuan në mënyrë kategorike.  Është fjala e një fotografi shumë të mirë që ka në dorë në një farë mënyre rrugën e suksesit. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se përse ma tha. Por unë jam shumë e lumtur që nuk e kam bërë hundën operacion”, u shpreh ajo.