Ish-Miss Universe shtatzënë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur

Olivia Culpo, modelja amerikane dhe ish-Miss Universe, ka ndarë një lajm të mirë, ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i NFL, Christian McCaffrey, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur në profilin e Olivia-s në Instagram, së bashku me foto bardh e zi në të cilat ajo tregon me krenari barkun e saj shtatzënë.
Ajo krahas fotove ka shkruar: “Një kapitull i ri, mëmësia”, duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin prej disa kohësh mes ndjekësve të tyre./Indeksonline/