75 Mall Live Search
10:33 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / B O

Ish-mjeku i Maradonës: Ka zëvendësuar drogën me alkoolin

Gjendja shëndetësore e Diego Armando Maradonës po përmirësohet pas operacionit në tru që kreu disa ditë më parë, por nga Argjentina vijnë disa deklarata jo shumë shpresëdhënëse për legjendën e futbollit.

Sipas ish-mjekut të tij, Alfredo Cahe, i cili e ka kuruar në periudhën më të vështirë, atë të abuzimit me drogën, Maradona ka zëvendësuar kokainën me alkoolin.

“Gjendja e tij e sotme të kujton kohën kur u fut në qendrën e rehabilitimit në Kubë për t’u pastruar nga kokaina. Maradona ka zëvendësuar drogën me alkoolin. Është e pamundur kështu”, tha Cahe.