16:20 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish modelja e Playboy refuzon kimioterapinë, përdorë vetëm vajin e kanabisit

Ish modelja e Playboy e cila refuzoi kimioterapinë është duke përdorur vajin Cannabis për të trajtuar kancerin e saj të trurit- katër vjet pasi mjekët hoqën një tumor që ndryshoi personalitetin e saj.

Kerri Parker, 34 vjeç, nga Norwich, iu tha se kanceri i ishte kthyer në fillim të këtij muaji, me mjekët që i kërkonin asaj që të hynte në kimioterapi dhe radioterapi.

Megjithatë, modelja kishte refuzuar të merrte kimioterapinë, duke thënë se nuk mund të kalojë nëpër procedurë të saj dhe të shoh vetën duke i rënë flokët.

Ajo ka vendosur që të mundohet të shërojë sëmundjen e saj vetëm me vajin e kanabisit, e cila aktualisht është e ligjshme në Britani të Madhe.

Ajo mendon se ky vaj është shansi i vetëm i saj për të jetuar./Indeksonline/