23:25 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-njeriu më i trash në botë akuzohet për vjedhje të parfumeve

Ish-njeriu më i trash në botë do të paraqitet në gjykatë pasi akuzohet për vjedhje.

Paul Mason kishte planifikuar të kthej në Britani të Madhe ku edhe bëri pasuri, mirëpo kjo tani nuk është e mundur për shkak se duhet të paraqitet në gjykatë, shkruan ‘Daily Mail’, transmetlon Indeksonline.

Policia në SHBA tha se Paul u gjet me 175 £ vlerë të parfumeve.

Paul deklaroi se ai harroi të paguante pasi po dilte nga dyqani.

Ai përballet me gjykatën më 15 nëntor, me akuzën për vjedhje të madhe të sendeve nën $ 1.200 (£ 917), e cila përmban një dënim maksimal prej një viti burg dhe 1.150 £ gjobë.

Paul do të përfaqësojë veten për shkak të mungesës së fondeve për të paguar një avokat./Indeksonline/