75 Mall Live Search
14:19 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / MSH

Ish-partnerja e Diddyt do të dëshmojë edhe sot kundër tij

Casandra Ventura, ish-e dashura e Sean “Diddy” Combs, do të dalë sërish përpara trupit gjykues, për të vazhduar për të dytën ditë radhazi dëshminë kundër Diddyt.

Në ditën e parë të dëshmisë së saj, Cassie u shpreh se ishte e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me punonjës seksi, të paguar nga Diddy.

Ajo rrëfeu se ishte rrahur disa herë nga Combsi, kur bënte gjëra që nuk i pëlqenin atij, shkruan NBC News.

Avokatët e Combsit kanë pranuar se Combsi mund të jetë i dhunshëm, por pohojnë se aktet seksuale ishin konsensuale.

Ata thonë se asgjë që ai bëri nuk përbën trafikim seksual ose shantazh – akuzat me të cilat përballet.

Avokatët nuk arritën ta intervistonin dje Cassien, mbetet të shihet nëse do ta bëjnë sot këtë gjë.