Ish përfaqësuesi i Kosovës shumë afër transferimit te Prishtina
Prishtina është duke kërkuar zëvendësuesin e Armend Dallkut, i cili i dha fund karrierës para disa ditësh.
Ekipi nga kryeqyteti është në negociata me ish përfaqësuesin e Kosovës, Bajram Jashanica.
“Të gjithë klubet që synojnë titullin e kampionit në Kosovë, më kanë kontaktuar. Me Prishtinën jemi më së afërmi dakordit por ende nuk ka asgjë konkrete” deklaroi Jashanica për Indeksonline.
28 vjecari është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut, por me pajtimin e dy palëve, transferimi mund të ndodhë gjatë kësaj vere.