10:26 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish pjesëtarët e TMK-së bllokojnë ministrinë, kërkojnë dy pensione

Ish pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) po protestojnë sot kundër ndaljes së pensioneve.

Deri më tani ata kanë marrë nga dy pensione, një pension nga TMK dhe një pension si invalid, por për shkak të ligjit që nuk lejon të merren nga dy pensione, atyre i është ndalur njëri, shkruan Indeksonline.

Për të shprehur pakënaqësinë e tyre, ata kanë dalë të protestojnë duke shkuar në objektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ku po kërkojnë pensionet që i kanë marrë deri para dy muajve.

Ata po kërkojnë që ministri, Skender Reçica të iu jep sqarime për këtë punë.

Përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës të cilët po pengojnë ish-pjestarët e TMK-së të ngjiten lartë te zyra e ministrit. /Indeksonline/