10:02 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ish-pjesëtari i UÇK-së, intervistohet sot nga Specialja

Prokurorët e specializuar në Hagë sot do të intervistojnë një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për Demush Laçin, i cili ftesën për t’u intervistuar nga Specialja e mori më 12 nëntor.

Lajmin për intervistimin e tij sot e konfirmoi vetë Laçi, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare bashkë me NATO-n dhe se e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë??

Miq e shokë,sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Faleminderi që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment, ashtu siç kam besuar para 20 vjetëve, prapë besoj se ;

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare s’bashku me NATO-n, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!