Ish-pjesëtari i UÇK-së që siguron bukën e gojës nëpër kontejnerë!

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-pjesëtari i TMK-së, Hajredin Sejdiu, tash e disa vjet siguron ushqimin duke mbledhur atë që të tjerët e hedhin në kontejnerë.
Ai endet nëpër rrugët e Gjilanit për të mbledhur kontejnerë që familjes t’i dalë në ndihmë për bukën e gojës e gjësende tjera.
Indeksonline ka siguruar pamje teksa Hajredin Sejdiu shihet duke mbledhur kontejnerët.

Ai vite më parë kishte thënë se krenaria nuk e lejon të kërkojë lëmoshë, andaj siguron ekzistencën e familjes duke mbledhur hekurishte dhe gjësende të tjera nëpër kontejnerë.