12:11 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Ish-pjesëtarja e ushtrisë irlandeze që përfundoi në ISIS: Dua të kthehem në shtëpi, të edukoj dhe shkolloj vajzën time

Nusja irlandeze e ISIS-it, Lisa Smith , ka kërkuar që të lejohet të kthehet në vendin e saj bashkë me vajzën dy vjeçare, duke premtuar se ajo nuk do të përpiqet të vrasë njeri.

Smith, i cili aktualisht është e ndaluar në kampin e refugjatëve të Al Hawl në Sirinë veriore pas rënies së Baghouz, tha se vajza e saj është ‘përparësia e saj numër një’ dhe se ajo dëshiron të sjellë vajzën përsëri në Perëndim në mënyrë që ajo të mund të edukohet.

Pavarësisht sfondit të saj në ushtri, ku ajo ishte më parë në Forcat e Mbrojtjes irlandeze, Smith mohoi luftën për ISIS dhe tha se nuk kishte trajnuar asnjë luftëtarë xhihadist, transmeton Indeksonline.

Smith besohet të ketë lënë Irlandën në 2013 ose 2014 për t’u bashkuar me bashkëshortin britanik Sajid Aslam, një ish-mësues në Tunizi, para se të shkonte në Siri.

Ajo pretendon se Aslam u vra në tre muajt e fundit.

“Unë dua të kthehem në vendin tim.Unë nuk isha nënë kur u largova. Kam ardhur si një person i vetëm dhe mendova nëse vdes këtu,vdes, por unë kisha më pas fëmijë dhe u bëra ndryshe”, tha ajo.

Tutje ajo tha se të jesh nënë do të thotë shumë, pra duhet të kujdesesh për fëmijën.

“Dua ta largoj fëmijën nga këtu, ta qoj në shtëpi dhe ta edukoj. Njerëzit këtu nuk janë të arsimuar. Unë mendoj se kushdo që me njeh në ushtri apo jashtë saj, ed is e unë nuk marr armë për të luftuar për gjëra të tilla”, shtoi Smith.

E pyetur nëse do të udhëtonte përsëri në një shtet të tillë, ajo këmbënguli që ajo nuk do të ishte ashtu, të bënte një gabim kaq të madh./Indeksonline/