Ish pompa e benzinës shndërrohet në kënd rekreacioni për vushtrriasit

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se një hapësirë që ishte e braktisur dhe e shkatërruar do të shndërrohet në një kënd rekreacioni për banorët e kësaj komune, shkruan IndeksOnline.
Sipas Tahirit, komuna ka marrë përsipër që të rregulloj këtë hapësirë, me ç’rast do të ndërtohet një fushë basketbolli, tabelë shahu, ndriqim e gjelbërim për vushtrriasit.

“Edhe një hapësire publike në qendër të qytetit po rregullohet.
Ish pompa e benzinës, e braktisur dhe e demoluar, prapa ish Migros përbënte rrezik të përgjithshëm për banorët aty.
Prandaj, Komuna po e rregullon këtë hapësire, duke larguar rezervuarët e rrezikshëm e ku më pas do të ketë fushë basketbolli ?, tabelë shahu ♟, gjelbërim ?, ndriqim ? dhe më shumë siguri për banorët”, tha ai./IndeksOnline/
