Ish-portieri i Arsenalit shkon në “Oktoberfest”, i merret patentëshoferi shkaku i alkoolit

Jens Lehmann ka mbetur pa patentëshofer, pasi i është marrë nga policia e Mynihut.
Ish-portieri i Arsenalit dhe Kombëtares së Gjermanisë shkoi në “Oktoberfest” dhe mbeti pa leje qarkullimi shkaku i alkoolit, shkruan Indeksonline
Siç raporton “Bild”, Lehmann dështoi në testin e alkoolit dhe kështu policia u detyrua ta dënonte legjendën e futbollit gjerman.
“Është e çuditshme se si Lehmann mori timonin e makinës në këtë gjendje. Në “Oktoberfest” ka shumë policë që supozohet të ndalojnë njerëzit me alkool të drejtojnë makinat e tyre”, u shpreh një oficier policie gjermane./Indeksonline/
