75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 01 Prill 2025 / L K

Ish-portieri i Barcelonës iu nënshtrua mbrëmë një operacioni urgjent

Portieri i UD Las Palmas, Jasper Cillessen është dashur të largohej nga fusha në minutën e 27-të pas një përplasjeje me Borja Iglesias.

Iglesias e goditi me gju portierin në bark, duke e detyruar atë të kërkojë një zëvendësim.

Portieri holandez u dërgua menjëherë në spital, ku u konstatua se kishte një dëmtim në zorrë dhe më pas u transferua në një spital tjetër.

Portieri i Las Palmas madje kishte të vjella pas përplasjes dhe para se të dërgohej në spital./Indeksonline/