75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish-portieri i Cagliarit i shpëton shembjes së urës në Genoa

Shembja tragjike e një ure në Genoa ka lënë së paku 31 njerëz të vdekur dhe disa të lënduar.

Ish-portieri i Cagliarit, Davide Capello ishte njëri nga të mbijetuarit, i cili ishte duke e vozitur veturën e tij.

”Dëgjova një zë dhe e pash se ura ishte duke u shembur. Kjo më frikësoi mua shumë”, tha 33-vjeçari.

”Ishte duke rënë shi shumë dhe unë nuk e di nëse kishte ndonjë prishje elektrike, por vetëm e pash se ishte shembur ura”.

”Ende nuk e kuptoj se si unë përfundova duke rënë aty me veturën time”.

”Ia dola të shpëtoj dhe faleminderit njerëzve që më ndihmuan mua”.

Capello tani luan për skuadrën amatore, Legino 1910./IndeksOnline/