75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / L A

Ish-portieri i Chelseat pritet t’i bashkohet stafit të Tuchelit tek Anglia

Tashmë e dimë që Thomas Tuchel, do të marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë nga viti i ardhshëm.

Tuchel, do të marrë në stafin e tij ish-portierin portugez, Hilario.

Përveç Hilarios, gjermani do të marrë gjithashtu edhe analistin aktual të performancës së Chelsea, James Melbourne, dhe Anthony Barryn si asistent të tij.

Hilario, deri tani ka qenë trajner i portierëve te Chelsea, ku mori këtë rol që nga viti 2016.

Portugezi, po ashtu ka qenë edhe portieri i tretë i Chelseat ku ka bërë vetëm 20 paraqitje për “blutë” e Londrës./IndeksOnline/