Ish-portieri i Manchester Cityt i reagon Shaqirit
Ish-portieri i njohur irlandez, Shay Given ka reaguar për një koment të Xherdan Shaqirit.
Pas humbjes kundër Arsenalit, ylli kosovar dha një koment befasues në lidhje me bashkëlojtarët e tij, transmeton IndeksOnline.
Ai tha se një lojtar si Ronaldinho në skuadrën e Stokes nuk do të bënte asgjë!
“Ndjenja ime është se edhe një lojtar si Ronaldinho do të bënte pak në këtë skuadër. Këtu në Stoke unë nuk mund të ushtrojë shumë ndikim, thjeshtë për shkak se ka një mungesë cilësie afër meje”, ka thënë Shaqiri.
Për këtë koment të Shaqirit, ka reaguar ish-portieri i shumë skuadrave në Premierligë (Blackburn, Swindon, Sunderland, Newcastle, Manchester City, Aston Villa, Middlesbrought dhe Stoke City), Shay Given.
“Do të doja t’ia jepja një “grusht”, ka thënë Given në një emision të BBC-s.
Stoke City me humbjen kundër Arsenalit edhe zyrtarisht është në krizën më të thellë, pasi tani rrezikon dukshëm rënien në Championship. “The Poters” tani kanë 27 pikë në poziën e parafundit (19)./IndeksOnline/.