75 Mall Live Search
16:45 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Ish-portieri i Manchester Cityt jep lajmin e hidhur

Ish-portieri i Manchester Cityt, Joe Hart ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli aktiv.

37-vjeçari anglez, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Celtikut, ka njoftuar klubin se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte pjesë e Manchester Cityt nga viti 2007 deri në vitin 2016, ku arriti të fitonte dy tituj të Premierligës.

Joe Hart po ashtu ka luajtur edhe 75 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, në periudhën 2008-2017.

Prej vitit 2021, gardiani anglez ka veshur fanellën e skuadrës skoceze, Celtik./IndeksOnline/