Ish-portieri i njohur dënohet me 75 vjet burg
Omar Ortiz Uribe ishte një ndër lojtarët më të mirë që Kombëtarja e Meksikës ka pasur në gjirin e saj.
I njohur si “El Gato”, ish-portieri ka përfunduar në burg, me një dëmin prej 75 vitesh.
Gjykata e drejtësisë në Mesikë ka vendosur që pas 7 vitesh të kaluara nga Omar në burg, më në fund të jepet gjykimi për 42-vjeçarin. Ai do të jetë i burgosur në shtetin e Nuevo Leon, në burgun e ferrit, “Cereso Cadereyta”.

Pas një dënimi të marrë në vitin 2010-të për skualifikim pasi kishte përdorur doping, në 2012-tën ai përfundonte skualifikimin dhe ishte gati që të futej në botën e futbollit përsëri.
Por, policia e ka vënë në pranga për pjesëmarrjen e tij në një bandë grabitësish dhe rrëmbyesish.
Drejtësia meksikane ka provuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në të paktën 3 rrëmbime nga Ortiz, duke përfshirë edhe atë të një vajze të mitur. Gjatë procesit të gjatë hetimor u zbulua se Ortiz ishte në borxh ndaj kartelit kriminal “Gulf”, për shkak të përdorimit të bollshëm të kokainës.
Tashmë në moshën 42 vjeçare, duket se ai do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burgun e ferrit.