75 Mall Live Search
23:19 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ish-portieri i Real Madrid bën gafën e vitit në Angli

Ish-portieri i Real Madridit, Kiko Casilla ka bërë njërin nga gabimet më të mëdha këtë vit në futboll.

33 vjeçari nuk ka mundur ta ndal një pasim të lehtë nga shoku i tij i skuadrës dhe më pas ka pësuar gol, shkruan Indeksonline.

Portieri i Leds u mposht nga Benrahma në minutën e 25-të kur nuk arriti të ndal topin.

Tifozët menjëherë janë aktivizuar në rrjetet sociale dhe kanë kërkuar largimin e tij.

Në fund Leds barazoi kundër Brendford me rezultat 1-1. /IndeksOnline/