Ish-portieri i Shqipërisë pensionohet nga futbolli pa paralajmërim?!
Partizani prezantoi ditën e sotme trajnerin e ri, Florin Bratu, i cili merr në dorë “frerët” e ekipit të kuq. Pak minuta më parë, klubi i Partizanit ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku 46-vjeçari rumun përshëndetet edhe me lojtarët e skuadrës.
Ajo ç’ka bie në sy, është që Alban Hoxha nuk është pjesë e ekipit. 38-vjeçari shihet të jetë pas trajnerit Bratu, me veshjen e asistentit, duke treguar qartë se ka “varur këpucët në gozhdë”, por do të jetë pjesë e stafit të Partizanit.
POSTIMI:
Pas zyrtarizimit në drejtimin e Partizanit, trajneri Florin Daniel Bratu është prezantuar sot me skuadrën në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.
I shoqëruar nga Drejtori Sportiv Agim Ibrahimi, tekniku rumun u takua për herë të parë me futbollistët.
Sot ekipi nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin futbollistik 2026–2027, me synimin për të qenë gati për startin e kampionatit të “Abissnet Superiore”.

