Ish-portieri i Sllovakisë, Jan Mucha: Trajnerit Calzona i duhet fat, Kosova ka përparuar shumë!
Ish-portieri i Kombëtares së Sllovakisë, Jan Mucha në podcastin “futbalnet” ka folur për ndeshjen kundër Kosovës e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026.
Mucha tha se Kosova ka bërë një përparim të madh, madje edhe vlerën e ka më të lartë sesa Sllovakia, shkruan Indeksonline
“Kosova ka bërë përparim të madh. Ekipi kombëtar ka cilësi. Lojtarët e tyre madje kanë një vlerë më të lartë se tregu ynë. Trajneri Calzona duhet të ketë fat kur të formojë skuadrën”, u shpreh Mucha
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet të enjtën nga ora 20:45./Indeksonline/

