Ish portieri i tretë i Liverpoolit mund të jetë pasardhës i Neuer!
Bayern Munchen është duke shikuar një alternativë të fortë për Manuel Neuer.
Skuadra gjermane nuk është e kënaqur me dy portierët aktualë zëvëndësues të Neuer dhe po e bën gati planin për gjetjen e një portieri të ri edicionin e ardhshëm.
Peter Gulacsi është një nga alternativat më serioze.
Portieri i Leipzig po shkëlqen në dy edicionet e fundit me skuadrën gjermane dhe po monitorohet nga bavarezët.
Hungarezi Gulacsi më parë ishte gardian i Liverpooli ku për 5 vite ishte vetëm zgjedhja e tretë e portës e skuadrës së madhe angleze./Indeksonline/