Ish-presidentët amerikanë reagojnë pas vrasjes së Charlie Kirk

Pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zyrtarisht konfirmoi se aktivisti konservator Charlie Kirk vdiq pasi u qëllua gjatë një fjalimi në Universitetin e Utah Valley, ish-presidentët amerikanë kanë reaguar me dhimbje.
Joe Biden thotë se ai dhe gruaja e tij, Jill, po luten për familjen dhe të dashurit e Kirk.
Presidenti i 46-të i SHBA-së shtoi se në tokën amerikane nuk ka vend për këtë lloj dhune.
Barack Obama shpërndau reagimin e Bidenit, duke i përshkruar të shtënat si “dhunë të neveritshme” që nuk ka vend në demokracinë amerikane.
Në një deklaratë për BBC News, George W Bush thotë se Kirk u “vra me gjakftohtësi” në një kampus kolegji, aty ku idetë duhet të jenë të shenjta.
Ndrkaq, paraardhësi i Bushit, Bill Clinton, ka ndarë një postim X ku thotë se është “i trishtuar dhe i zemëruar nga vrasja e Charlie Kirk”.
Kirk u vra dje në kampusin e Universitetit, teksa po mbante një fjalim përpara turmës. I dyshuari për vrasjen e tij është akoma në kërkim nga autoritetet.