08:15 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / AR

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton rezulton pozitiv me koronavirus

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Clinton, i cili permes rrjeteve sociale thote se  ka simptoma të lehta dhe se po trajtohet në shtëpi.

“Kam pasur simptoma të lehta, por në përgjithësi jam mirë dhe po qëndroj në shtëpi”, ka shkruar ai në Twitter.

Clinton ka pohuar se më parë ka marrë edhe dozën përforcuese kundër coronavirusit, e cila ka ndikuar që ta kalojë më lehtë infektimin.

“Unë jam vaksinuar dhe u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht kur kalojmë në muajt e dimrit”, përfundoi ai.

Bashkëshortja e Clintonit, Hillary kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në muajin mars të këtij vit.