75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Z S

Ish-presidenti Bush e uron Trumpin

Ish-presidenti Xhorxh W. Bush dha deklaratën e tij të parë për fushatën presidenciale 2024 të mërkurën, duke uruar ish-presidentin Donald Trump për fitoren e tij.

“Unë e përgëzoj Presidentin Trump për zgjedhjen e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur JD Vance dhe familjet e tyre”, tha Bush.

Ai falënderoi Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris për shërbimin e tyre dhe theksoi pjesëmarrjen në zgjedhje, raporton CNN.

Bushi ka qenë kryesisht i heshtur gjatë fushatës së këtij viti, duke refuzuar të mbështesë publikisht asnjërin kandidat, pavarësisht kërkesave nga Republikanët si Liz Cheney dhe ish-ndihmësja Nicolle Wallace që ai t’i dalë në përkrahje Harrisit.

E bija e tij, Barbara Bush, trokiti nëpër dyer në Pennsylvania për Harrisin./Indeksonline/