Ish-presidenti i Barcelonës hedh poshtë versionin e Laportas, konfirmoi se e ka takuar Negreiran
Rasti Negreira është bërë temë e bujshme në futbollin spanjoll dhe botëror.
Ky rast përfshin Barcelonën dhe Jose María Enríquez Negreira, një ish-nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA) të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).
Kjo temë përqendrohet në pagesa me vlerë afërsisht 8.4 milionë euro, të bëra nga FC Barcelona për kompanitë e lidhura me Negreirën midis viteve 2001 dhe 2018, gjatë kohës së tij si nënkryetar i CTA-së.
Presidenti aktual, Joan Laporta deklaroi se nuk kishte takuar asnjëherë Negreiran.
Mirëpo ndryshe deklaroi ish-presidenti i klubit, Sandro Rosell i cili konfirmoi se kishte takuar atë gjatë mandatit të parë të Laportas, duke hedhur poshtë deklaratat e tij.
Rasti Negreira mori këmbët e para në vitin 2023./IndeksOnline/

