08:40 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish-presidenti i Ferrarit: Alonso kishte kualitetin e Schumacherit por jo makinën

Stefano Domenicali i cili ishte drejtues i Skuderisë Ferrari në kohën kur e ngiste Fernando Alonso deri në vitin 2014.

Ai tani është CEO i Lamborghinit dhe ka thënë se cilësitë e Alonsos me të Schumacherit kanë qenë shumë të përafërta.

“Schumacher ishte pilot i mahnitshëm që nga dita e parë që arriti, i veçantë se si ai punonte dhe shfaqte talentin e tij. Por Fernando ishte në gjendje për të fituar edhe me Ferrari. Ai ende nuk e ka përfunduar karrierën dhe mund të fitoj edhe me një veturë tjetër. Unë kam pasur dëshirë që të shihja të dy në garë me të njëjtën veturë për të parë se cili ishte më i miri”, ka thënë Stefano Domenicali. /IndeksOnline/