Ish presidenti i FIFA-së Blatter në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në spital

Gjendja shëndetësore e ish presidentit të FIFA-së Sepp Blatter është serioze.
Vajza e tij, Corinne Blatter ka njoftuar se babai është shtrirë në spital dhe është nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, transmeton Indeksonline.
Blatter ka udhëhequr shtëpinë botërore të futbollit nga viti 1998 deri më 2005.
Për shkak keqpërdorimit të detyrës zyretare dhe korrupsionit, Blatter ishte dënuar me pezullim nga çdo aktivitet futbollistik deri në tetor 2021.
/Indeksonline/